Lushtaku e Thaçi vizitojnë familjen e Haki Drenicës

Ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku bashkë me presidentin Hashim Thaçi sot kanë vizituar familjen e Haki Drenica nga Klina e Poshtme, ku kjo familje njihet si njëra prej familjeve që ka kontribuar gjatë luftës në Kosovë.

Vizita është bërë e ditur nga Lushtaku përmes një postimi në facebook, ku siç shkruan ai fshati “Klinë e Poshtme, njihet për mikpritjen e madhe që u ka bërë dhjetra mijëra refugjatëve gjatë viteve 1998-1999”, ka shkruara Lushtaku në facebook.

Ja postimi i plotë: