Lushtaku e quan Kurtin rrahagjoks, e vetmja Qeveri që ka ruajtur sovranitetin ka qenë ajo e Thaçit

Deputeti I Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka reaguar ndaj paraqitjes së kryeministrit në detyrë, Albin kurti në një video ku Kurti theksoi se Qeveria e tij ka shpallur karantinë në dy komuna veriore.

Pas gjendjes së jashtëzakonshme në Veri të Kosovës ka pasur akuza ndaj Qeverisë për dështim në mbrotje të sovranitett të vendit.

Sipas Lushtakut e vetmja Qeveri që ka mbrojtur sovranitetin e vendit ka qenë Qeveria Thaçi.

Lushtaku ka kritikuar Kurtin si kryemnistër “rrahagjoks” para rivalëve politikë dhe “struc” para Serbisë. /Ballkani.info/

Ky është postimi i plotë i Lushtakut:

Albini është politikani i vetëm në Kosovë që për 15 vite me radhë ka bërë thirrje e ka nxitur dhunë në Kosovë. Ju kujtohen fytyrat e policëve tanë të gjakosura nga dhuna e nxitur prej tij. Ai nuk ka shpallur karantinën në komunat veriore por vetëm po struket nga veprimet e qeverisë se Serbisë. Tani, dhelpra e vetme në Kosovë është ai, pasi që është kryeministër i rrëzuar e po mundohet të rrëzojë edhe Kosovën dhe sovranitetin e saj. Ai për çdo veprim të tij ka rrahur gjoks por për karantinën në veri as nuk di gjë e as nuk e pyet kush. Le ta mbajë karantinën edhe pas të hënës nëse është veprim i tij e jo i Serbisë.

E vetmja qeveri që ka ushtruar sovranitetin në veri është qeveria Thaçi. Aksioni i 25 korrikut 2011 mbetet aksioni më i njohur policor në atë pjesë për të mbrojtur sovranitetin e shtetit tonë. Pastaj veprimi i tij për ta ndalur trenin serb ishte në frymë të njëjtë.

Kosova ka nevojë për qeveri që ushtron sovranitet të plotë në gjithë territorit e jo për një kryeministër rrahagjoks para rivalëve politikë e struc para Serbisë.