Lushtaku e quan hipokrit kryeministrin Kurti

Kryeministri Kurti darkoi sonte në Berlin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Nga darka e takimet u publikuan fotografi të Kurtit krah Vuçiq, për të cilat nuk mungoi një numër i madh reagimesh.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në të cilin e quan kryeministrin Kurti hipokrit.

“U harruan të zhdukurit!
U harrua gjenocidi!
U harruan viktimat e luftës!
U harruan edhe protesat e parimet!
U harruan të gjitha!” shkroi Lushtaku.

Postimi i plotë:

Albin Hipokriti

JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE!

U harruan të zhdukurit!
U harrua gjenocidi!
U harruan viktimat e luftës!
U harruan edhe protesat e parimet!
U harruan të gjitha!

Për një karrige të kryeministrit!