Lushtaku e Limaj në Kleçkë: Nga këtu, themi që liria ka emër, UÇK

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari i komunës, Sami Lushtaku dhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj janë bashkuar në një odë të Kleçkës.

Lushtaku ka shkruar se Kleçka është ndër vendet kryesore të bashkimit për liri.

“Toka e Kosovës është e larë me gjak përgjatë historisë. Në vendin tonë janë disa vende që në kohërat më të vështira kanë ditur që të bëjnë bashkë njerëz që shkruar epoka. Kleçka është ndër vendet kryesore të bashkimit për liri. Edhe sot, prej këtu, të bashkuar themi që LIRIA KA EMËR, UÇK”, shkroi Lushtaku.