Lushtaku: Blerja e dronëve Bayraktar u bë e mundur fal respektit ndaj Thaçit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, meritat për blerjen e dronëve Bayraktar ia ka atribuuar ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka gënjyer kur ka thënë se Bayraktarët u blenë për shkak të marrëdhënieve të mira të tij me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan.

Ai ka thënë se Turqia ka njoftuar Qeverinë e Republikës së Kosovës, se blerja e dronëve është bërë e mundur vetëm fal raportit dhe respektit ndaj Thaçit.

“Blerja e dronëve Bajraktar për Kosovën, është lajm i mrekullueshëm! Albin Kurti përsëri gënjen dhe dezinformon opinionin publik. Ai nuk ka aftësi për asgjë tjetër, përveç se të gënjej dhe të bëjë propagandë. Kësaj here, këtë e dëshmoi duke u thirrur në raporte të mira me Presidentin Erdogan, të cilin vite më parë e kishte krahasuar me Putinin e Vuçiqin. Për Turqinë kjo ka qenë dhe mbetet e papranueshme. Unë personalisht kur isha në Turqi, kërkova që negociatat për dronët Bajraktar të përfundonin sa më parë dhe që mbështetja që Turqia i jep FSK-së të arrijë standardet më të larta të sigurisë”, ka thënë ai.