Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas postimit që bëri, Luan Dalipi, i cili ishte këshilltar i Kurtit sa ishte kryeministër.
Dalipi ka bërë një postim paradoksal ku është munduar ta sulmoj deputetin Lushtakun, duke i quajtur gennjeshtra deklarimet e Lushtakut ne Kuvend, per takimet e tyre me zyrtarë serb, ndërsa në të njejtën kohë e ka pranuar atë që Lushtaku e ka thënë
Lushtaku tha se si përfaqësues i popullit, asnjëherë nuk e helmoj opinionin publik me gënjeshtra, përkundrazi çdo herë kujdesem t’i demaskoj ata të cilët nuk punojnë në të mirë të vendit dhe çdo herë bazohem në informata të sakta.
Ai poashtu ka deklaruar se Dalipi në atë postim e ka pranuar atë që thashë, vetëm se ka tentuar ta relativizoj si normale.
Lushtaku ka thënë se kot nuk mund ta luash heroin, nderkohë që i bënë nder Serbisë, ku ka pyetur pse ky takim është fshehur, pse nuk është bërë transparent më herët dhe kush po genjen tani.
Ai tha se më skandaloze se takimi është përmendja e “Korridorit të Gjelbërt” që përbën një vazhdimësi të idesë së ish Ministrit të Kurtit, z. Blerim Reka, për t’i ofruar Serbisë dalje në detin Adriatik.
Në fund ai e adresojë një pyetje duke thënë: A është ky kompromisi i z. Kurtit për marrëveshjen e fshehtë me Serbinë dhe premtimi i tij ndaj Lajçakut?
Postimi i plotë:
Unë si përfaqësues i popullit, asnjëherë nuk e helmoj opinionin publik me gënjeshtra, përkundrazi çdo herë kujdesem t’i demaskoj ata të cilët nuk punojnë në të mirë të vendit dhe çdo herë bazohem në informata të sakta.
Shefi i kabinetit të ish Kryeministrit Kurti në përgjigjen e tij rreth deklaratave të mija të bëra sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e paska pranuar atë që thashë unë, vetëm se qenka munduar që ta relativizoj si një “ngjarje normale”.
Atëherë, kush gënjeu këtu? Ose më mirë të themi, kush paska fshehur? Pse ky takim nuk u bë transparent më herët?
Kot, nuk mund të luash heroin e të fshihesh pas pandemisë, ndërkohë që i bën nder Serbisë!
Edhe me skandaloze se takimi i tij është përmendja e “Korridorit të Gjelbërt” që përbën një vazhdimësi të idesë së ish Ministrit të Kurtit, z. Blerim Reka, për t’i ofruar Serbisë dalje në detin Adriatik.
A është ky kompromisi i z. Kurtit për marrëveshjen e fshehtë me Serbinë dhe premtimi i tij ndaj Lajçakut?







