Lushtaku: Askush nuk e meriton të përmendet më shumë se Hashim Thaçi në Ditën e Presidentit

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka kujtuar ish-presidentin Hashim Thaçi në atë që njihet si Dita e Presidentit. Ai shton se askush nuk meriton të përmendet më shumë në këtë ditë se sa Thaçi.   

“Urime Presidenti jonë historik Hashim Thaçi!”, fillon shkrimin e tij në Facebook.

Lushtaku shton se Thaçi ishte person i të gjitha proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

“Në ditën e Presidentit, askush më shumë nuk meriton të përmendet, sesa Presidenti i të gjitha proceseve, Hashim Thaçi.  Sepse lira, pavarësia dhe shtetndërtimi janë etapat reale që e bëjnë një lider të suksesshëm, i cili nderohet nga miqtë e nga populli!”, përfundon shkrimin ai.