Lushi: Liderët shqiptarë më të përgjegjshëm kanë qenë në kohë Lidhjes së Prizrenit se sot

Veprimtari Uk Lushi është shprehur i shqetësuar me përçarjen e lidershipit të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka vlerësuar se liderët shqiptarë kanë qenë më të përgjegjshëm dhe më të bashkuar në vitin e Lidhjes së Prizrenit se sot

Sipas tij, liderët aktual vizitat të monumenti i Lidhjes i bëjnë vetëm për foto.

“Liderët shqiptarë kanë qenë më të përgjegjshëm dhe më të bashkuar në vitin e Lidhjes së Prizrenit më 1878 se sot. Populli ishte i bashkuar atëherë dhe sot. Liderët tanë sot janë liderucë kryeneçë, egomaniakë dhe takticienë që vizitat te Lidhja i bëjnë veç për foto dhe dukje. Por populli shqiptar do t’i tejkalojë të gjithë dhe të gjitha”, ka shkruar Lushi.