Ish-luftëtari i UÇK-së, Uk Lushi, ka paralajmëruar se statuti i Kishës Ortodokse Serbe do të jetë më i rrezikshme se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe.
Ai ka vlerësuar se plagët që pushtetarët po ia shkaktojnë Kosovës ka mundësi ta vrasin përgjithmonë Republikën e Kosovës.
“Ndonëse e stërkeqe Zajednica me Statutin monstër, të cilën udhëheqësi teveqel Albin Kurti na e solli, ajo nuk do të jetë asgjë në krahasim me sopatën e Kishës Serbe kur do të ngritet dhe prejë copa-copa trupin e rrëzbitur të Kosovës. Ka mundësi që plagët që po ja shkaktojmë Kosovës do ta vrasin atë përgjithmonë dhe goditjet kryesore per vdekje asaj ia dhamë ne– SHQIPTARËT, në krye me liderët tanë teveqela. Nuk ka mallkim më të madh se haku i fëmijëve të sotëm dhe atyre që ende nuk kanë lindur. Dikur të gjithë do t’ja ndieni krismën!”, ka shkruar Lushi.







