Lumir Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes Thaçi: Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së aktorit, Rasim Thaçi – Cima.

Me rastin e ndarjes nga jeta të artistit Rasim Thaçi – Cima, kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka dërguar një telegram ngushëllimi te familja e tij.

“Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, artistit tonë të madh Rasim Thaçi – Cima. Cima do të mbetet artisti jonë më i dashur për shumë breza që e kanë ndjekur në skenë, e kanë shikuar në television dhe e kanë duartrokitur për shumë vite”, ka shkruar ai.

Më poshtë telegrami plotë. 

“E nderuara familje Thaçi,

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj, artistit tonë të madh Rasim Thaçi – Cima.

Cima do të mbetet artisti jonë më i dashur për shumë breza që e kanë ndjekur në skenë, e kanë shikuar në television dhe e kanë duartrokitur për shumë vite.

Cima u dha buzëqeshje e i ngrohi zemrat tona në ditë gëzimi, e sidomos në ditët më të rënda për vendin tonë.

Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit tonë, shumë dashuri dhe në këmbim mori duartrokitjet dhe mirënjohjen e pafund, ashtu siç e donte ai.

Më lejoni që t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit tuaj, Rasim Thaçi dhe ikjen e artistit tonë të dashur.”