Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku do të vazhdon të jetë ministër edhe në Qeverinë Hoti, nëse kjo e fundit do të formohet.
Raportimet se Lumir Abdixhiku ka refuzuar të jetë ministër në Qeverinë Hoti janë të pavërteta, ai do të vazhdon punën edhe më tutje.
Këtë e ka konfirmuar shefi Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, ku u diskutuan emrat e ministrave të Qeverisë Hoti, nuk ka pasur ndonjë refuzim apo tension mes anëtarëve të partisë.
“Në mbledhjen ku unë kam qenë, askush s’ka refuzuar të jetë ministër”, ka thënë Gashi në KTV.
Ndërkohë, formimi i qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin po pret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, që do të shpallet deri në fund të muajit.







