Lumir Abdixhiku mbledh Kryesinë, kjo është arsyeja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbledhë sot kryesinë e partisë.

Siç merret vesh mbledhja e Kryesisë së LDK’së, e cila është e treta me radhë, do të fillojë në orën 16:30.

Në rend të ditës është edhe informimi mbi procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për President.

Pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e LDK’së është edhe formimi i grupeve vlerësuese për degë.

Po ashtu, Kryesia e LDK’së do të diskutojë rreth organizimit të qendrës dhe strukturës së re organizative e po ashtu për procesin e regjistrimit të anëtarësisë.

Kryesia e LDK’së do të mblidhet në selinë e partisë.