Prizreni, qyteti i historisë, kulturës dhe bashkëjetesës, i ka dhuruar sonte një pritje madhështore kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe kandidatit për kryetar të komunës, Driton Selmanaj.
Në tubimin e mbajtur, Abdixhiku theksoi se qytetarët e Prizrenit besojnë tek shpresa, zhvillimi dhe orientimi euro-atlantik i vendit. Ai u shpreh se kandidati Driton Selmanaj dhe ekipi i LDK-së për Prizrenin janë të gatshëm ta shndërrojnë këtë besim në punë të përditshme, projekte konkrete dhe qeverisje me dinjitet.
“LDK është gjithmonë aty ku qytetarët kërkojnë rrugën e arsyes dhe vizionin e qartë për të ardhmen. Prizreni sot tregoi se ky besim është i pathyeshëm,” tha Abdixhiku.







