Lumir Abdixhiku i gëzohet fitores së Milanit kundër Juventusit, reagon në rrjetet sociale

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk e fsheh tifozllëkun që ka për klubin e Milanit.

Menjëherë pas fitores së Milanit ndaj Juventusit si mysafir, Abdixhiku ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai në rrjetin social “Facebook” ka postuar një fanellë të kuqezinjve, teksa ka vendosur edhe tre topa, si shenjë sinonimi ndaj rezultatit të lojës.

Milani e ka mposhtur 3:0 Juventusin në një duel të drejtpërdrejt për top katërshe në Serie A, duke e bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.