Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar në orët e mbrëmjes fshatin Sllovi, ku është pritur nga një numër i madh banorësh të këtij lokaliteti.

Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Sllovi ka takuar qytetarë të shumtë, të cilët, sipas tij, kanë shprehur mbështetjen e tyre për vizionin dhe programin politik të LDK-së.

“Në këto orë të vona, u ndalëm shkurt edhe në fshatin Sllovi. Aty u mblodhën e na pritën shumë banorë të këtij fshati”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka vlerësuar mobilizimin e qytetarëve në terren, duke theksuar se mbështetja për LDK-në po rritet në të gjitha anët e vendit. Abdixhiku e ka cilësuar këtë si një shenjë të gatishmërisë së qytetarëve për ndryshim dhe për një drejtim të ri politik.

“Kryengritje e djathtë gjithandej. Ju faleminderit që po bashkoheni”, ka shtuar kandidati i LDK-së.

Vizita në Sllovi është pjesë e aktiviteteve të fushatës zgjedhore të LDK-së, e cila po vazhdon takimet me qytetarë në komuna dhe fshatra të ndryshme të Kosovës në prag të zgjedhjeve.