reperat

Lumi B konfirmon duetin me Ledri Vulën

Lumi B dhe Ledri së shpejti me një bashkëpunim të ri.

Lumi B minuta më parë dha lajmin e gëzueshëm për të gjithë adhuruesit e hip hop muzikës.

Anëtari i grupit ‘Kaos’ vetëm sa konfirmoi se do të bëhet edhe një herë bashkë me Ledrin për të sjellur projektin e radhës i cili do të titullohet ‘Kiss Kiss’.

Me të konfirmuar lajmin, ishin të menjëhershme reagimet e fansave të dy artistëve të cilët mezi po presin edhe këtë bashkëpunim, pasi çdo duet i dyshes më parë kishte rezultuar me sukses.