Lumbardhin e vërshojnë mbeturinat
Në rrjetin social Facebook, janë postuar disa fotografi të Lumbardhit të Pejës, i cili është kapluar nga mbeturinat
Qytetarët kanë shpërndarë këto fotografi nëpër profilet e tyre, duke shkruar përkrah fotove se kjo gjendje në të cilën ndodhet Lumbardhi është shqetësuese.
“Per ket’ gjendje te tmerrshme fajtor jemi krejt na qytetaret e Pejes qe ne mungese te vetedijes e mosinteresimit lumin po e konsiderojme si deponi t’mbeturinave e gjithashtu fajtore jane edhe udheheqesit e Komunes se Pejes qe me t’gjitha gjasat mbeturinat n’ket’ lum nuk po i shohin si problem serioz”, ka shruar një qytetarë në Facebook.



