BBVK

Lumbardhi dhe Kaderi rrethohen nga qindra fansa në Viti

Ish-banorët e Big Brother Vip Kosova 2, Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj nisën lidhjen e tyre të dashurisë sa ishin brenda në shtëpi.

Dyshja u afruan shumë pothuajse që nga hyrja e Kaderit në BBVK.

Ish-futbollisti nga Vitia, Lumi, ishte edhe fituesi i çmimit të madh, në këtë edicion të Big Brother.

Çifti janë shfaqur pranë njëri-tjetrit, duke kaluar kohë së bashku edhe pas daljes nga ky ‘reality show’.

@ballkani.info Lumbardhi dhe Kaderi në Viti priten nga qytetarë të shumtë, shumica nga ta fëmijë #lumbardhsalihu #kader #bigbrother #viral #tiktok #edonajames ♬ original sound – Ballkani.info

Një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale, shihet Kaderi dhe Lumi, në vendlindjen e fituesit, në Viti, ku dyshja janë të rrethuar nga fansat e tyre.

Në këtë video çifti pothuajse nuk kanë mundësi të lëvizin nga turma aq e madhe, të cilët brohorasin emrat e tyre.