“Lum kush m’ka”, thotë Greta Koçi në këngën e re

Ashtu siç e paralajmëroi, Greta Koçi publikoi këngën e re.

Greta Koçi sapo ka lansuar projektin e ri muzikor me titull “Lum kush m’ka”, të shoqëruar edhe me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Edlir Begolli, pra është ripërpunim i këngës së vjetër “Ma ngrin zogun per hava”, kënduar nga Gëzim Nika.

Për videoklipin është kujdesur “Max Production”, ku këngëtarja vjen tejet elegante.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Lum kush m’ka”, këngë kjo e sjellë në version të ri nga Greta Koçi.