Video

Lulzim Hetemi me qebe e jastëk në dorë: Në këtë kauç ka flejt kryetari

Kryetari i ish-vetëngunjuar i Leposaviqit, Lulzim Hetemi sërish i ka bërë një ‘tur’ përbrenda komunës së Leposaviqit një medieje ndërkombëtare.

Kësaj here Deutsche Welle-s, duke i treguar për izolimin e tij shtatë-tetë mujorsh përbrenda komunës

“Qe ku flej, qe ku e kam çebën, jastakun..tre banjo”, nisi t’u tregojë Hetemi medias publike gjermane, duke ia treguar përreth ambientin se “ku ka flejt kryetari”; kjo referuar vetes në veten e tretë.

“Qe në këtë kauq ka flejt kryetari, dmth qe mbulojën, çeben, jastakun…i kena tri banjo atje, i kena pas vendos ni tush, e kan ba si banjo, e kena kuzhinën, jena ushqye…kështu që kryetari ka nejt qitu…në këtë kauç ka flejt edhe policia edhe mbrojtja e afër, shtatë muaj ditë”, tha ai.