Lulzim Hetemi

Lulzim Hetemi i dha fund izolimit, të premten sërish u kthye në komunë  

Pas 7 muajsh izolim, Lulzim Hetimi shëtiti i papenguar në rrugët e komunës që e udhëheq.

Kryetari i Leposaviqit, gjithashtu gjatë së enjtes qëndroi edhe tek bashkëpartiaku i tij, kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Por e premtja e fundit për këtë vit, Hetemin e gjeti sërish në objektin e Komunë, pa interesim për të folur për daljen e së enjtes, e planet për ditët në vazhdim.

E zëvenësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, që ka shoqëruar Hetemin, ka arsyetuar qëndrimin e tij brenda ndëretesës, me qëllim që siç tha ai të mos rrezikohej prapakthimi i situatës në gjendjen ku ka qenë para largimit të njerëzve të Radoiçiqit nga kontrolli në komunë.

Por rrethanat, tani sipas tij janë ndryshe dhe një tregues, ka qenë pritja e qytetarëve për Hetemin gjatë së enjtes.

“Mendoj se më së miri do të mund të spjegonte vetë kryetari Hetemi. Por ajo që mund të them është se ai ka qëndruar vullnetarisht për  7 muaj brenda ndërtesës së komunës së tij, duke mos dashur të rrezikojë ndonjë prapakthim të situatës drejt gjendjes ku kemi qenë para largimit të njerëzve të Radoičićit nga kontrolli i plotë në komunë.

Meqë pjesëtarët e Listës Serbe e kanë pranuar autoritetin shtetëror të Republikës së Kosovës dhe kanë vendosur ta shfrytëzojnë rrugën e ligjit për ta ndërruar kryetarin, ky vendosi ta dëshmojë se nuk e ka synimin tek pushteti, por tek respektimi i ligjit dhe shtetit. Vlenë të potencohet se shëtitja e tij e parë nëpër komunë si kryetar është pritur jashtëzakonisht mirë nga qytetarët, gjë që është sinjal për atë që e kemi thënë shpesh – se iniciativa për shkarkimin e tij ka gjasa të vogla për sukses”, ka deklaruar Arber Vokrri –  Zv.ministër i MAPL-së.

Në qytet të Leposaviqit doli, por Hetemi nuk shkojë asnjëherë tek fshatrat e kësaj komune që janë të banuar me shqiptarë.

Ata thonë se se përvec mungesës së kryetarit, kanë mungesë edhe të ndihmës nga niveli qendror.

Hetemi u vendos në komunën e Leposaviqit, me ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi zgjedhja e tij u kundërshtua nga serbët me protesta të dhunshme.

Për dallim nga kryetarët e tjerë, Hetemi nuk lëvizi nga objekti komunal që nga dita e futjes brenda.

VIDEO BONUS: Vazhdon shtrirja e sovranitetit të Kosovës në veri