Lul Raka viziton policinë, shoqërohet nga drejtori Rashit Qalaj

Mikrobiologu Lul Raka sot ka vizituar Policinë e Kosovës ku është pritur nga drejtori i përgjithshëm i PK’së, Rashit Qalaj.

Nga Policia kanë bërë teë ditur përmes një komunikate për media se kjo vizitë punë u realizua në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të PK’së dhe institucioneve shëndetësore.

“Sot, në Policinë e Kosovës ishte për vizitë zyrtare Dr. Lul Raka, përgjegjës i komponentës së parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve në kuadër të “Planit të Gatishmërisë dhe Reagimit për COVID-19”, i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i PK-se z. Rashit Qalaj me bashkëpunëtor nga Departamente të ndryshme policore, përfshirë Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore të PK-së dhe ICITAP-in Amerikan.

Kjo vizitë pune në Policinë e Kosovës, u realizua në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e ndërsjellët si dhe për koordinimin e mëtejmë të aktiviteteve në mes të PK-së dhe institucioneve shëndetësore. Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth sfidave të përbashkëta të përballjes me pandeminë COVID-19”, shkruhet në njoftim.