Luks e përtej luksi! Loredana blen veturë të re, gdhend në të emrin e vajzës

Suksesi i madh në muzikë si dhe në bashkëpunimet me kompani të mëdha ka bërë që Loredana Zefi të bëjë një jetë tejet luksoze.

Përveç fiksimit të madh që e ka ndaj markave të njohur, e një tjetër pikë e dobët e saj po dalin të jenë veturat.

Së fundmi, në koleksionin e saj është shtuar edhe një veturë e tipit “Mercedes” e cila kap vlerën e afër 200 mijë eurove.

Por, e veçanta e kësaj veture është se brenda saj ajo ka gdhendur emrin e vajzës, Hanës.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana janë kthyer sërish bashkë dhe çifti gjithë kohës po publikojnë pamje nga përditshmëria e tyre.