Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka paralajmëruar se propozimi i Polonisë për të vendosur paqeruajtës perëndimorë në Ukrainë mund të provokojë Luftën e Tretë Botërore.
Lukashenko, i cili lejoi Rusinë të përdorte territorin e Bjellorusisë për të dërguar trupa në Ukrainë, tha se nëse propozimi i Polonisë pranohet, “do të nënkuptonte Luftën e Tretë Botërore”.







