Lukaku humb 3 kilogramë nga dieta e Contes

Karriera e Romelu Lukakut në Inter nisi mrekullueshëm të hënën.

Ekipi i Contes fitoi 4-0 ndaj Lecces, me Lukakun duke shënuar në debutim.

Belgu dukej në formë dhe partneriteti i tij në sulm me Lautaro Martinez ishte në nivel.

Lukaku ka qenë çdoherë i admiruar nga bosi i ri i Interit, Antonio Conte.

Siç raporton Daily Mail, sulmuesi belg tashmë ka humbur 3 kilogramë falë dietës së trajnerit Conte.

Dieta përbëhet me mish pule dhe gjeldeti si dhe me larmi të gjerë perimesh mesdhetare.

Ushqimet e skuqura, mocarela dhe alkooli janë rreptësisht të ndaluara.

Lukaku u kritikua jashtëzakonisht shumë për mbipeshë dhe u kryqëzua edhe në rrjete sociale nga ish lojtari i Man Utd, Gary Neville.

loading…