Luizi uron besimtarët e fesë myslimane për Kurban Bajramin

Besimtarët e fesë myslimane nesër (e mërkurë) festojnë festën e Kurban Bajramit.

Me këtë rast këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli u ka uruar festën të gjithë besimtarëve.

Artisti shkodran ka publikuar një video në llogarinë e tij në Instagram përmes të cilës ka uruar që dashuria, paqja dhe harmonia të mbizotërojnë në familjen e secilit.

Ndryshe, Luizi aktualisht po bën xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, në të cilën është protagonistë përkrah Olta Gixharit.

Ndërkohë, krahas kësaj këngëtari po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/