Luiz Ejlli

Luiz Ejlli vazhdon të thyejë rekorde në rrjetet sociale – videot e tij kalojnë 15 miliardë shikime

Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli, duket të jetë personazhi më i ndjekur e më i kërkuar në rrjete sociale.

Ai vazhdon të jetë i preferuar, pasi së fundmi është mësuar se videot e tij në TikTok kanë kaluar 15 miliardë shikime.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram.

Foto: Screenshot/Instagram

Veç kësaj, artisti shkodran flitet e komentohet për çdo lëvizje në rrjete sociale.

I njëjti bëri bujë të madhe gjatë kohës sa ishte në Big Brother me strategjitë dhe lojën që zhvilloi.

Në këtë reality shou, Luizi ka gjetur edhe dashurinë e jetës, prezantuesen Kiara Tito, me të cilën po presin një fëmijë.

Në vitin që shkoi, këngëtari realizoi edhe shumë projekte e ka qenë pjesëmarrës me koncerte kudo.