Luiz Ejlli rikthehet fuqishëm në muzikë, zbulon emrat e artistëve që po punon për bashkëpunime

Luizi Ejlli, fituesi i “Big Brother Vip Albania”, tashmë është rikthyer edhe në skenën e muzikës pasi që me daljen e tij ai është parë i angazhuar me koncerte dhe së fundmi ka publikuar edhe një këngë.

Tashmë në qendër të vëmendjes edhe në skenën e muzikës, këngëtari nga Shkodra po vjel frytet e famës dhe vëmendjes që mori nga 133 ditë qëndrimi në shtëpinë  e Big Brother.

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” Luiz Ejlli ka rrëfyer se do të vijojë me projekte të tjera muzikore dhe ka zbuluar emrat e disa artistëve me të cilët po planifikon të sjell bashkëpunime.

Luizi tha se tashmë kanë në planë të sjell duet me disa prej emrave më të njohur të estradës shqiptare, por edhe këngë të tjera solo.Noizy, Stine, Elvana Gjata dhe Ylli Limani janë disa nga emrat që përmendi këngëtari shkodran, me të cilët ka planifikuar të bashkëpunojë për disa projekte muzikore.

 “Këtë herë kam vendos të zë mend dhe jam në menaxhimin e njerëzve profesionistë dhe kam zënë shumë data, ka shumë kërkesa, bashkëpunime do bëjë, por edhe këngë vetëm, Noizy ka premtuar që do të bëjmë bashkëpunim dhe po do e bëjmë, me Stinen, me Elvana Gjatën dhe Yll Limanin”, zbuloi Luizi.

Këngëtari dje ka publikuar projektin e parë që pas daljes nga shtëpia e famshme, e që e solli në duet me aktorin Donald Veshaj, Luizi tregoi se si lindi ky bashkëpunim i dyshes.

“Bashkëpunimi i parë që kam bërë, e kam bërë me Donaldin, për të vetme arsye se ka qenë i pari person që jam ulur në tavolinë dhe kam qëndruar për qejf sa kam dal pas dy ditësh dhe ka qenë pjesë më e madhe e familjes së tij aty dhe më tha ‘si thua të vish në emisionin tonë ‘Më lër të flas’ dhe kjo është dalja ime e parë dhe thash do të dal aty, por do të bëjmë edhe një këngë”, tha Ejlli.

Ndërkohë, Luizi tashmë ka nisur edhe koncerte dhe mbrëmjet muzikore si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.