VIDEO

Luiz Ejlli publikon video të punimeve në shtëpinë e tij të re

Luiz Ejlli ka publikuar së fundmi një video në InstStory ku tregon punimet në shtëpinë e tij të re.

Ai si duket sqaroi për publikun raportimet e shumta në internet, raportimet të cilat thoshin se këngëtari posedonte një vilë.

Fituesi i Big Brother VIP 2, sqaroi se kjo në të vërtetë do të jetë shtëpia e tij e re, një apartament i cili është duke u rinovuar.

@iconstyle.al

Shtëpia e re e Luizit dhe Kiarës 🏠🔨

♬ original sound – ICONSTYLE

“Kam parë që dolën video, jo Luizi ka këtë vilë… shtëpia ime është kjo dhe shiheni në çfarë faze është.. është apartament, është gati 100 metra katror. Kështu që kjo është shtëpia ime dhe jo atë se çfarë thuhet në rrjetet sociale”, sqaroi ai përmes një video të publikuar në llogarinë e tij zyrtare.

Fenomeni i edicionit të dytë të BBVA, gjithashtu potencoi se kjo do të jetë shtëpia në të cilën do të jetojnë ai, Kiara dhe foshnja e tyre që pritet të vijë së shpejti në jetë.