Luiz Ejlli merr vëmendjen e shikuesve me ndryshimin e ri drastik, bëhet me flokë të gjelbra

Këngëtari i njohur shqiptar, Luiz Ejlli, vazhdon të jetë një prej personazheve më të komentuar të spektaklit Big Brother VIP Albania.

Ai është kthyer në personazhin më të preferuar të shikuesve jo vetëm për karakterin e tij karizmatik, por edhe lojën e tij brenda shtëpisë.

Mbrëmjen e së martës, këngëtari shkodran ka marrë vëmendjen e të gjithë me ndryshimin e tij të ri drastik, pasi i ka lyer flokët e tij në ngjyrë të gjelbër.

@luiz_kiara7 #viral #tiktok #fy #fy #funny #albania #kosova #kosova #bremen #englandshqipe #page #page #xio #bigbrothervip2 #oltagixharibisha #Efiiiiizemer #luizejllikiara #dijonisbiba #kozikozetakozaku #diamantiblu #loveeeeeeee ♬ Originalton – Big-brother 2

Ai ishte komentuar shumë edhe në fillim të BBVA, kur nga një zeshkan ishte kthyer në një biond, duke i lyer flokët e tij në të bardha.

Foto: Top Channel

“Në mesi tuaj shoh edhe një ‘grinch’”, ka thënë në fillim të spektaklit moderatorja Arbana Osmani, referuar dukjes së Luizit e cila ngjan tani me personazhin e famshëm të animuar, “The Grinch”.