Luiz Ejlli

Luiz Ejlli i penduar: I Kërkon falje një ish-banori të Big Brother Vip Albania 2

Luiz Ejlli, banori i Big Brother VIP Albania 2, i njohur për dinamikën e ndërlikuar dhe ndonjëherë të ashpër që kishte me pjesëtarët e tjerë të shtëpisë.

Përgjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të taktikave të tij të lojës.

Në një video që ai postoi në InstaStory, tregon për dy gjërat që ka bërë bë Big Brother dhe që pendohet për to.

Foto: Luiz Ejlli/Instagram

Luizi thotë me pendesë: “Dy gabime që s’ia fali vetes kurrë, i kam ba në Big Brother. Një me Kiarën, që e mërzita dhe e bëra të qajë dhe dy, me një banor që e mora inat dhe e bëra armik kot dhe jam penduar shumë. Është super djalë, nuk e di, po ta them publikisht Eni, po të kërkoj falje! Ti e di që ishte në kuadër të lojës.”

Luizi shprehet kështu në videon e tij, teksa shfaqet në makinë, me Enin, të cilin i kërkoi falje publikisht. /Telegrafi/

Foto: Luiz Ejlli/Instagram
Foto: Luiz Ejlli/Instagram

BONUS VIDEO: Akili i Portokallisë i ka dy fjalë për Elvana Gjatë