Nëse ndonjë lojtar vuajti më shumë se të tjerët në barazimin pa gola të mbrëmshëm të Barcelonës kundër Lyonit, ai lojtar ishte Luis Suarez.

Uruguaiani nuk arriti të shënojë përsëri jashtë Camp Nou, në Ligën e Kampionëve. Ai nuk ka shënuar qe 16 ndeshje, ose mbi 24 orë lojë futbolli.

Qendërsulmuesi uruguaian nuk është në formën e tij më të mirë dhe nuk ka shënuar as në katër ndeshjet e fundit të La Ligas, shkruan Marca.

Forma e dobët e tij po vërehet plotësisht pasi që po ndikon negativisht në Barcelonë.

Katalonasit i patën 25 goditje drejt portës së Lyonit mbrëmë, por vetëm pesë prej tyre ishin brenda kuadratit. Skuadra e Ernesto Valverdes e përfundoi ndeshjen pa e shënuar asnjë gol si mysafir.

Suarezi tenton vazhdimisht, mirëpo gjuajtjet e tij hasin në pengesa në ndeshjet ku Barcelona luan si mysafire, në Evropë. Ai kishte dështuar këtë sezon edhe kundër Interit dhe Tottenhamit.