Luis Suarez 1 muaj jashtë fushave?

Barcelona të premten në mbrëmje hapi sezonin e ri në La Liga, dhe u mposht 1-0 nga Athletic Bilbao.

Një gol i Artiz Aduriz në minutën e 89’, ua dha një fitore të madhe vendasve Bask.

Për Barcelonën në këtë ndeshje asgjë nuk shkoi mirë, përfshirë edhe lëndimin e Luis Suarez në minutën e 37’.

Barcelona përmes një komunikate ka bërë të ditur se ekzaminimet kanë zbuluar se Suarez ka një dëmtim në këmbën e djathtë.

Skuadra nga ‘Camp Nou’ nuk jep detaje për kohën se sa do të mungojë Suarez, por mediet në Spanjë besojnë se ai do të mbetet jashtë fushave për tre ose katër javë.

Ky sigurisht që është një lajm aspak i mirë për katalanët, pasi nuk kanë në dispozicion as Lionel Messin, dhe mungesa e tij është vërejtur ndjeshëm ndaj Bilbaos.

loading…