Lugati me mesazhe mëngjesi: Bëni dashuri, përqafohuni e buzëqeshni, se është pa pare

Banori i shumë përfolur i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica apo siç ai preferon të njihet me nofkën Lugati, ka dhënë një porosi mëngjesi për të gjithë ndjekësit e këtij formati televiziv.

Lugati ka sugjeruar njerëzit që të buzëqeshin, dashurojnë e përqafojnë.

“Sot do të kemi një ditë të mbyllur, por buzëqeshja juaj do ta ngjallë ditën, do të jetë diell. Çfarë të them tjeter, buzëqeshni, dashuroni, përqafoni sepse krejt këto janë sende pa pare. Bëni dashuri, se të gjitha sendet e tjera janë iluzion”, ka thënë Lugati pos tjerash.