Luftime të ashpra në rrugët e Severodonetsk
Në rrugët e Severodonetsk janë raportuar luftime të ashpra ndërsa forcat ruse kërkojnë të marrin kontrollin e qytetit, sipas një deklarate të guvernatorit rajonal, shkruan BBC.
Serhiy Haidai, tha se forcat ruse kishin “pësuar humbje të konsiderueshme dhe ishin detyruar të tërhiqeshin” në Severodonetsk dhe zonat përreth. Megjithatë, trupat ruse po vazhdojnë të sulmojnë qytetin nga pas, tha ai.
“Armiku ka sulmuar vazhdimisht Severodonetsk dhe në disa vende janë zhvilluar luftime në rrugë,” tha ai, duke shtuar se 14 ndërtesa u dëmtuan.
Ai tha gjithashtu se janë raportuar sulme pranë Synetsky