Në rajonin Summy forcat ukrainase shihen duke luftuar në distanca të shkurta më ushtrinë ruse, ku ata paraprakisht kishin kapur disa ushtarë rusë, të cilët qëndrojnë të shtrirë në videot e shpërndara.

Qyteti Sumy ndodhët në verilindje të Ukrainës, i cili qenë ndër qytetet e para të cilat është sulmuar nga artileria luftarake ruse.

Ky qytet ka arritur të i mbijetojë një pushtimi total, pasi që ushtria ukrainase dhe regjimentet lokale ushtarake raportohet se kanë pasur një koordinim të posaçëm mes vete.

Ndërsa në qytetin e Kharkivit raportohet se rusët kanë reduktuar sulmet me artileri, ndërsa trupat e ushtarëve të tyre të vrarë u raportua se kanë refuzuar të tërhiqen nga pala ruse.

Në hartën e publikuar së fundi, kështu duket momentalisht fronti i lindjes dhe pozicionet e të dyja ushtrive.

Kurse në pjesë jugore forcat ukrainase po bëjnë përpjekje që të rimarrin qytetin e Khersonit.

Në pjesën veriore të vendit forcat ukrainase kanë çliruar qytetin Irpin, i cili ndodhët vetëm disa kilometra larg kryeqytetit Kiev, ndërsa në qytetin tjetër Chernihiv forcat ruse janë tërhiqu më në veri, duke iu ofruar edhe më shumë kufirit Bjellorus.

Në raportimet e fundit për humbjet e ushtrisë ruse bëhet e ditur se mbi 17 mijë trupa ushtarake ruse të vdekur, 123 aeroplan luftarak dhe 127 helikopterë të shkatërruar, dhe mijëra pajisje tjera artileri dhe mjete tjera të blinduara ruse janë shkatërruar ose kapur nga forcat ukrainase.