Luftëtarja e UÇK-së Time Kadrijaj reagon pas shpërfilljes nga presidentja Osmani

Sot në Prishtinë është duke u mbajtur Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i organizuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Por, ky organizim nuk kaloi pa u kritikuar.

Shkak për kritikat në drejtim të organizimit ishte mos ftesa e personaliteteve të cilat kanë dhënë kontribut për paqen dhe lirinë e vendit si paneliste.

Njëra nga gratë që dha kontribut në luftë dhe pas saj, deputetja Time Kadrijaj nuk u ftua si panelsite por vetëm si publik.

Këtë e ka konfirmuar vetë Kadrijaj për Insajderin. Ajo tha se nuk ka shkruar në këtë organizimin pasi që është ftuar vetëm si publik, ndërsa si paneliste janë ftuar të tjerë që nuk kanë dhënë kontribut pë paqen e Kosovës.

“Po kam qenë e ftuar jo si panelsite, por vetëm për pjesëmarrje. Vetëm si publik. Nuk kam shkuar. Në evinimnete të tilla duhet të thirren njerëzit  që kanë lidhje me këtë veprimtari. Nuk kam shkuar, meqenëse është thirrë dikush tjetër që nuk ka lidhje dhe ka qenë paneliste. Nuk më kanë ftu as si antare e partisë e as si ish-luftetare. Kjo është arsyeja që nuk kam pranu“, ka deklaruar deputetja Kadrijaj për Insajderin.

Po ashtu, Drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu, ka reaguar kundër Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ai tha se të organizosh një konferencë për gratë dhe rolin e tyre në paqe e të mos ftosh gratë që ka dhënë kontribut para, gjatë dhe pas luftës nuk i bën nder Kosovës,

“Me u organizu ne Kosove një konference per gra & rolin e tyre ne paqe, dhe mos me ftu as si mysafire gratë dhe vajzat me kontributin me te çmuar para, gjate & pas luftës, si shembull te dëshmuar në botë, nuk i bon nder Kosovës si nikoqire, por edhe historinë nuk e rishkruan”, ka shkruar Begu në ‘twitter’.

Begu s’ka dhënë emra të veçantë të ndonjë gruaje që s’është ftuar, duke thënë se numri i tyre është shumës.

Në këtë Forum, pritet të marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit. Forumi synon të diskutojë sfidat në përballje me paqen, sigurinë globale, trajtimin dhe zgjidhjet eventuale. Ndryshe, WPS është Forum, i cili paraqet një nga zotimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.