Sadri Shala, njëri nga luftëtarët më të shquar të UÇK-së, ka marrë pjesë dje në promovimin e librit “Përtej Plumbave” të bashkëluftëtarit të tij, Zymer Kodra.

“Në kuadër të Ditës së Çlirimit, bëmë homazhe pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe pata nderin të marr pjesë në promovimin e librit “Përtej Plumbave” të bashkëluftëtarit dhe mikut tonë, Zymer Kodra. Një dëshmi e fuqishme e sakrificës dhe guximit të atyre që luftuan për liri. Lavdi dëshmorëve dhe të gjithë atyre që ranë për lirinë tonë!”, ka shkruar Shala.

Shala është nga Kleçka, një fshat që shumë vendime të UÇK-së janë marrë aty gjatë luftës. Aty ka qenë një kohë edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. /Ballkani.info/