Luftëtarët më të tmerrshëm në historinë njerëzore (FOTO)

Shumë luftëra janë zhvilluar gjatë mijëvjeçarëve, por ka disa luftëtarë që kanë mbetur të fiksuar në psikologjinë kolektive njerëzore dhe kurrë nuk do të harrohen.

Këta janë popujt më luftarakë (dhe luftëtarët e tyre) në historinë njerëzore:


8. Luftëtarët samurai – Shpata ishte gjëja më e çmuar e një samuraji dhe ndjekja e kodit kalorsiak të Samurajit, i cili njihej si Bushido. Shpatat e tyre ishin tepër të lehta dhe tepër të forta. Për më tepër, ata ishin shumë të shkolluar dhe shumë të arsimuar.


7. Luftëtarët aztekë – Guximtarët ishte emri për luftëtarët aztekë. Djemtë aztekë u thirrën në ushtri në moshën 17-vjeçare dhe mësuan që të përdornin shtizat në vend të shpatave. Luftëtarët më të respektuar dhe të frikshëm aztekë mund të identifikoheshin nga veshja.


6. Vikingët – Të njohur për plaçkitjet dhe vjedhjet, vikingët u ngritën në kulmin e fuqisë së tyre në shekullin e XI. Ata ishin detarë të shkëlqyer, mjeshtër të shpatave dhe specialistë të luftës detare. Anijet vikinge kishin një kapacitet prej rreth 60 luftëtarësh secila, duke i lejuar ata që të udhëtonin nëpër rrugë ujore shumë shpejt.


5. Hunët – Hunët ishin kaq të egër sa ata prisnin faqet e djemve të porsalindur në premisën që ata do të mësonin të duronin dhimbjen që nga momenti që vinin në këtë botë. Hunët ishin specialistë të kuajve. Ata gjithashtu shpikën harkun Hunnic, që ishte arma më e përparuar në distancë në atë kohë.


4. Luftëtarët spartanë – Djemtë spartanë e mësonin artin e luftës që në moshën 5-vjeçare. Ata jetonin në kazermë me kohë të plotë dhe në moshën 12-vjeçare ata dërgoheshin të armatosur në luftë. Pas moshës 18-vjeçare, ata i kushtonin jetën e tyre ushtrisë dhe shtetit të Spartës. Luftëtarët spartanë zakonisht nuk tërhiqeshin para moshës 60-vjeçare.


3. Luftëtarët maqedonas – Në një moment në histori, luftëtarët maqedonas ishin luftëtarët më të frikshëm që bota ka njohur. Maqedonasit filluan të ngriheshin në Europë nën sundimin e Phillip II, babai i Aleksandrit të Madh. Ushtria maqedonase ishte jashtëzakonisht e mirëdisiplinuar. Ushtarët e saj ishin gjithashtu jashtëzakonisht besnikë. Ata që marshuan së bashku me Aleksandrin e Madh në pushtimin e tij, ishin pa rrogë dhe shkuan me të thjesht në bazë të mundësisë për të luftuar përkrah tij.


2. Luftëtarët normanë – Këta pasardhës të vikingëve trashëguan aftësinë brutale të betejës nga etërit e tyre, me theks të veçantë aftësinë e tyre për të luftuar me kalë. Normanët ishin gjithashtu një nga popujt e parë që përdorën taktika ushtarake progresive për të ngatërruar kundërshtarët e tyre.


1. Luftëtarët keltë – Keltët besonin se shpirti i një personi banonte në kokën e tyre, kështu që luftëtarët keltë u bënë të njohur për mbledhjen e kokave të atyre që vrisnin dhe mbajtjen e tyre si trofe. Pasja e një koleksioni të tillë u pa si një nder në kulturën kelte. Është e qartë se keltët ishin brutalë dhe kundërshtarë të frikshëm në betejë.