Estrada

‘Luftë’ virtuale mes Feros dhe këtij reperi nga Kosova

Një konflikt virtual ka nis mes dy reperëve nga Kosova, Fero dhe S4MM, shkruan “Zëri.info”.

I pari që nisi ishte reperi S4MM, i cili adresoj këto fjalë drejt Feros: “BONE FAM edhe në fund dështove”, kjo duke aluduar në këngën e Feros e cila quhet “Bona fam”.

Nuk ka vonuar shumë dhe këtij reagimi i ju është kundërpërgjigjur edhe reperi tjetër, Fero.

Ai përmes një videoje të publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram”, shihet teksa këndon këngën e Getoar Selimit, “Drog për vesh”, fjalët e së cilës  duket se ia dedikoi S4MM.

https://www.instagram.com/p/Bo9iAMuAJEZ/?utm_source=ig_embed