“Luftë” Greqi-Turqi, Mitsotakis viziton bazën ajrore. F16-shat gati raketat!

Ndërkohë që Turqia njoftoi mbajtjen në ajër për 24 orë të 8 avionëve të pajisur me raketa gati për të qëlluar, kryeminstri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizitur mesditën e sotme një bazë ajrore të forcave greke.

Në fotot e publikuara nga mediat greke duket momenti i vizitës së kryeministrit helen në bazën ajrore të avionëve “F-16”, të cilët duket se janë të pajisur gjithashtu me raketa.

Aftësia parandaluese e Forcave të Armatosura është një parakusht për paqen. Kjo gjë është vërtetuar në terren gjatë ditëve të fundit”, është shprehur Kryeministri grek.

Prej disa ditësh, tensioni mes Greqisë dhe Turqisë është në kulmin e tij, ndërsa dy ditë më parë një fregatë greke përplasi fregatën turke “Kemal Reis”, e cila shoqëronte anijen “Oruç Reis” duke bërë që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, të kërcënojë me luftë.