Lufta për lajthi e fara mes ketrit dhe fazanit përmes fotografive

Një përplasje mes një ketri të kuq dhe një fazani është kapur nga aparati fotografik. Kafshët u përleshën për shkak të ushqimit.

Ketri u mundua ta mbronte ushqimin që e kishte siguruar nga rrëmbimi prej zogut të madh, shkruan Daily Mail.

Louise Phillips, 40 vjeçe, e cili i bëri këto fotografi, tha se ketri sulmoi i pari, por më pas reagoi edhe fazani.

Zonja Phillips i kishte lënë lajthitë për ketrat dhe tha se fazani i uritur sulmoi përderisa po mundohej t’i merrte disa fara që kishin mbetur më parë.

“Nuk e besova atë që pashë. Isha goxha e befasuar. Zgjati vetëm disa sekonda dhe më pas ketri u zmbraps”, tha ajo.