Lufta kundër korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar, duhet të jetë veprim permanent

Lufta kundër korrupsionit, nepotizmit dhe krimit të organizuar, duhet të jetë veprim permanent, e jo lëvizje optike, në prag të fushatave parazgjedhore.

Po ta zëm se liderët partiak, më në fund, qenkan bindur se Kosova, është dëmtuar rëndë nga këto dukuri, atëherë ai apo ajo, së pari është dashur të distancohet vetë nga krimi dhe nga kolegët e tij që potencialisht janë marë me ato dukuri! Dhe atë me kohë dhe që në fillim të marrjes së përgjegjësisë shtetrore apo institucionale!

Tanimë, të gjithë e dimë se kush i priu këtyre fenomeneve negative, kush e mbolli korrupsionin, tjetërsimin e pasurisë së shtetit, kush e legalizoj, e bëri apo edhe e aprovoj uzurpimin e pronave, si dhe shumë dukurive tjera përcjellëse e kryekëput, joligjore e të shëmtuara!

Heshtja ndaj këtyre të këqijave, apo shpallja luftë vetëm në prag të fushatave zgjedhore, nuk do mend se nuk është një ogur i mirë!

Gjer me tani ne nuk e kishim një lidership i cili do të kishte guximin qytetar dhe politik të distancohet bindshëm nga këto dukuri. Sigurisht as një të tillë i cili do të iniconte dhe përkrahte një luftë serioze kundër të ligave të shumta që i zun frymën zhvillimit të vendit dhe krijimit të kushteve optimale për qytetarët e Kosovës, tash e njëzetë vite të shkuara.

Të shpresojmë, që votuesi ynë me 06 tetor, përmes votës së tij të lirë, do dij se kujt do ti falë besimin!


Të urojmë që vendi ynë, më në fund të ketë një lidership të denjë për të udhëhequr atë drejtë një zhvillimi të gjithmbarshëm e një të ardhme më të mirë!

loading…