Fuqizimi ushtarak

Lufta e Bajraktarëve | Pas Kosovës, edhe Shqipëria pajiset me dronët Bayraktar (Video)

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ish ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandantin e Përgjithshëm të FSK-së, Bekim Jashari të dielën e 16 korrikut, habiten për një moment opinionin kosovar.

Kryeministri nxori në publik disa fotografi ku tregonte se në Kosovë kishin arritur dronët famoz nga Turqia të njohur si Bayraktar TB2.

Nuk kalojë shumë kohë dhe lajmi Bayrakatarët mori dhenë. Reagime pati nga të gjitha anët, mirëpo në Serbi vluan konspiracionet. I pari që reagoi matanë kufirit ishte ministri i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq, i cili edhe pse tha se ushtria e Kosovës dhe armatimi i tyre s’mund të krahasohet me atë që posedon Serbia, e pranoi se FSK-ja po fuqizohet çdo ditë e më shumë.

Duke folur me mllef nga një zonë ushtarake, paterica e Vuçiqit tha se Serbia do t’i përgjigjet Kosovës duke e pajisur ushtrinë me armatim të ri.

Nuk shkoj shumë kohë dhe Aleksanda Vuçiq tha se Serbia shumë shpejt do t’i ketë në flotën e saj ajror dronët Bayraktar. Megjithatë, deri më tash kjo ka mbetur me do t’i blejë, pasi që Serbia mori nga Qiproja disa helikopter ushtarak rusë të tipit MI-35, respektivisht bëhet fjalë për 11 fluturake të reja të cilat presidenti serb i reklamoi me pompozitet në aeroportin famëkeq të Batajnicës.

Për ta ndjekur shembullin e Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi dje një video me paralajmërimin se Tirana zyrtare ka arritur të siguroi Bayraktarët nga Turqia sipas marrëveshjes së nënshkruar një vit më parë.

“Kjo është pamja e dronëve “Bayraktar” shumë shpejt do të bëhen pjesë e Forcave tona të Armatosura, teknologjia më e lartë e fluturimeve që përdoren për misione ushtarake, policore dhe civile. Kompletimi i Shqipërisë me flotën e këtyre dronëve përbën rëndësi të veçantë në funksion të sigurisë sonë kombëtare dhe asaj të Aleancës, si respektim i detyrimeve që rrjedhin nga Strategjia e Sigurisë Kombëtare, Strategjia Ushtarake dhe objektivat e Kapaciteteve të NATO-s”, tha Rama në një postim në Facebook.

Por çka janë dorënt Bayraktar dhe cilat janë specifikat e tyre?

Dronët “Bayraktar TB2” bëjnë pjesë tek kategoria e dronëve më të mëdhenj.

Droni “Bayraktar TB2” është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayraktar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit.

Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.

Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Bayraktar TB2” mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.

Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Ky dron është zhvilluar në vitin 2014 nga firma Baykar.

“Bayraktar TB2” është 6,50 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe ka peshë 420 kilogram.

Në modus autonom ai mund të ndizet pa drejtim të ndonjë koordinatori në tokë, mund të fluturojë drejt një objektivi të programuar, të bëjë zbulime, të kthehet mbrapsht dhe të ulet në tokë krejtësisht e pavarur.

Tashmë droni Bayraktar është parë duke fluturuar edhe mbi qiellin e Kosovës.

Ky dron po arrin suksese të jashtëzakonshme në fushëbetejën e Ukrainës, ku forcat ukrainase kanë shkatërruar mijëra tanke ruse dhe pajisje tjera ushtarake pikërisht duke i përdorur Bayrakatarët. /Ballkani.info/