Luani po sulmonte, fermeri përdori vetëm një shkop për ta larguar

Ky është momenti dramatik kur një fermer përdori vetëm një shkop për të mbrojtur veten ndërsa po largonte një luan që po sillej dhe po sulmonte lopët e tij në Indi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e marra nga kamerat e sigurisë nga jashtë shtëpisë së fermerit tregojnë bagëtinë duke kërcyer përmes oborrit të tij në mes të natës teksa shkon jashtë gjysmë i zhveshur për të zbuluar macen e madhe.

Burri, i njohur si Vadher – mban një shkop prapa kokës ndërsa po shkonte drejt rrezikut.

Një viç i vogël përpiqet të kalojë nëpër oborr pas një lope më të madhe, por luani e kap atë dhe e mbërthen nga qafa në nofullat e tij.

Ndërsa bisha përpiqet të largojë viçin, Vadher hodhi shkopin e tij në kokën e luanit, duke e detyruar atë të ikte.

Më pas, siç edhe shihet në pamje, edhe pjesa tjetër e kafshëve largohen me shpejtësi jashtë hambarit.