Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur që fillimin e vitit 2020 ta kalojë në disa prej destinacioneve më luksoze të Emirateve të Bashkuara Arabe.

View this post on Instagram

Off

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, Luana është shfaqur mjaft tërheqëse në Dubai.

Në këtë udhëtim, ajo po shoqërohet nga motra e saj, Marina Vjollca, e cila gjindet atje bashkë me burrin e saj, reperin Getoar Selimi.

Luana ndau së fundmi me fansat një footgrafi mjaft atraktive, ku shihej e veshur në mënhyrë mjaft provokuese, teksa darkonte në një nga restorantet luksoze të Dubait.

Flitet që në këtë udhëtim, ajo po shoqërohet edhe nga i dashuri i saj, Krenar Çoçaj, të cilin bukuroshja Luana Vjollca nuk e ka shfaqur asnjëherë në rrjetet sociale.