Luana Vjollca shfaqet nga përgatitjet e realizimit të fotosesionit të ri

Luana Vjollca është ndër prezantueset dhe këngëtaret për të cilat komentohet shumë në faqet rozë.

Duke qenë nga personazhet më me zë në estradën shqiptare, padyshim që gjithë vëmendja e fansave qëndron tek ajo.

Kështu, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se po realizon fotosesionin e ri.

Foto: Instastory

Ajo pati rastin që një herë të paraqitet pa makijazh, ndërsa ekipi saj po qëndronte mbrapa për ta rregulluar.

Tutje Luana zgjodhi që të shpërndajë edhe video derisa po grimohej, teksa u vërejt e veshur me robdishan.

Foto: Instastory

Artistja ditë më parë ka paralajmëruar se do të sjell projektin e ri muzikor, detaje të të cilit nuk i ka zbuluar ende.