Luana Vjollca shfaqet atraktive në prapaskenat e xhirimeve të reja

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjolla, përherë di të marrë vëmendje.

Ajo në rrjete sociale gjithmonë është aktive, ndërsa publikon imazhe të shumta nga jeta dhe karriera profesionale.

Derisa është në pauzë të shkurtër me paraqitjet televizive, Luana duket se është fokusuar më shumë në projektet muzikore.

Foto: Instastory

Kështu të paktën dukej në disa postime të fundit në Instagram, derisa bukuroshja brune shihej e rrethuar me ekipin e saj.

Luana për xhirimet e reja ka ardhur në Prishtinë, teksa hap pas hapi tregonte ecurinë e të bërit gati për klip.

Foto: Instastory

Theksojmë se artistja ka gjetur kohë edhe për pushime ditë më parë, ndërsa mahniti me pozat provokuese.