Luana ka paralajmëruar një këngë të re.
Luana Vjollca këto ditë ka qenë shumë e angazhuar rreth emisionit të ri televiziv, të cilin pritet ta fillojë shumë shpejt, shkruan lajmi.net.
Por, kjo gjë nuk e ka ndaluar atë të punojë rreth këngëve të reja, madje ajo dje udhëtoi nga Tirana në Prishtinë për të finalizuar projektin e ri.
Luana u fotografua në studion e producentit Çekiç, ndërsa njoftoi fansat që së shpejti publikohet kënga e re.
“Nga Tirane ne Prishtine #StudioTime
Sot nje dite e gjate pune por shume produktive , Love It Së shpejti “, shkruan ajo.







