Luana Vjollca me paraqitje krejtësisht ndryshe

Prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, njihet për punën e madhe në karrierën profesionale.

Derisa ka përfunduar me sezonin në emisionin e saj, bukuroshja bionde është përkushtuar më shumë në projekte të tjera.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Luana është parë duke pozuar për revistën “Style Cruze”.

Ajo çka mori më shumë vëmendje ishte paraqitja e saj, që kësaj radhe ishte krejtësisht ndryshe se më parë.

Luana u vërejt me flokë të shkurtra dhe të bardhe, derisa për makijazh shkoi me nuanca më të errëta.

Fustani unik bëri që artistes t’i theksoheshin tiparet e bujshme trupore, për të cilat komentohet shumë.

Po ashtu Vjollca së shpejti do të lansojë këngë të re, për të cilën ka punuar ditëve të fundit.